top of page
  • Photo du rédacteurAEAUL

Bonne année 2021, gëzuar dhe shëndet!

Plus bas pour le français


Ja ku jemi. 2021 erdhi, dhe AEAUL-i ka nderin të mbyllë vitin e tij të veçantë të 26-të. Viti 2020 ishte me padyshim i dendur dhe sfidues për secilin prej nesh, por gjithashtu ndikoi në shoqatën tonë.

Përshtatja për një epokë krejt të re digjitale nuk është detyrë e lehtë kur një pandemi globale zbërthen rutinat tona të përditshme dhe sociale. Sidoqoftë, AEAUL ka bërë çdo përpjekje për të mbajtur kontakte me studentët dhe për të promovuar kulturën, pavarësisht situatës. Këto përpjekje meritojnë të paraqiten në një përmbledhje retrospektive të udhëtimit të AEAUL-it gjatë këtij viti, më poshtë.


Fillimi i këtij viti u shënua nga ngjarja e 25-vjetorit të shoqatës së studentëve shqiptarë të universitetit të Lozanës, falë së cilës patëm nderin të bashkonim njerëzit rreth një darke të shërbyer nga anëtarët e shoqatës (shih artikullin dhe fotot për organizimin e 25-vjetorit). Ishte një kënaqësi e vërtetë të ndajmë momente të përbashkëta me të gjithë të pranishmit dhe ti dëgjojmë dëshmitë e disa ish anëtarëve të AEAUL-it.

Më pas, kriza shëndetësore arriti në Evropë dhe bëri që komiteti i sapo zgjedhur të përshtatet me këtë situatë të veçantë. Pezullimi i mbledhjeve dhe masat e ndryshme të marra nga konfederata lejuan që AEAUL-i të ridizajnojë faqen e internetit (aktualisht www.aeaul.com) dhe kështu të krijojë blogun e AEAUL-it. Komiteti gjithashtu mori kohë për të ristrukturuar organizimin e brendshëm, në mënyrë që secila detyrë t'i caktohet qartas dhe sistematikisht secilit anëtar, por edhe me qëllim që çdo dorëzim dëtyre ndërmjet komiteteve të bëhet pa pengesa. Gjatë gjysmë-izolimit, komiteti gjeti kohë për të vendosur objektivat e tij të rinj në varësi të situatës duke ofruar ende dy tryeza të rrumbullakëta virtuale, si dhe duke organizuar përmbajtje kreative gjatë gjithë semestrit në rrjetet tona sociale.


Ndërsa semestri i pranverës ishte një fazë adaptimi dhe mësimi për komisionin në vend, vera bëri të mundur organizimin e semestrit të vjeshtës me një kalendar të ngjarjeve të parashikuara dhe të larmishme (në prani fizike dhe virtuale sipas masave të konfederatës). Në shtator, ne patëm nderin të mirëpresim shumë studentë të rinj dhe anëtarë në ngjarjen tonë të parë që ishte një darkë mirëseardhje, e cila na lejoi të bashkohemi për herë të parë të gjithë së bashku.

Pushimet verore gjithashtu i lejuan komitetit të punojë mbi statutet e federatës zvicerane të shoqatave të studentëve shqiptarë (duke sjellë së bashku shoqatat e Gjenevës, Cyrihut, St. Galenit dhe Lozanës), si dhe të bëjë ndryshimin e statutit të AEAUL-it në ​​mënyrë që të lejojë alumnit që ishin më parë anëtarë të shoqatës të bëhen përsëri.

Përveç faktit që ne kemi punuar gjatë dhe shumë për këto ristrukturime ligjore, komiteti i ri i zgjedhur në mbledhje e përgjithshme të shtatorit (komiteti aktual) ndoqi kalendarin e ngjarjeve duke ofruar një “Workshop të fakulteteve”, në mënyrë që të organizon një takim midis anëtarëve aktual dhe studentëve të ri. Ne vazhduam angazhimin tonë duke ofruar një konferencë virtuale me temën e shëndetit mendor, që u mbajt nga dy ekspertë të rinj me origjinë shqiptare nga fusha e psikologjisë dhe që kanë përfunduar studime të larta në UZH. Ishte një sukses i vërtetë pasi që në këtë ngjarje ishin të pranishëm rreth 70 pjesëmarrës !


Në retrospektivën e fundit, ne patëm fatin dhe nderin të bashkëpunojmë me organizatën VLERA, shoqata e studentëve shqiptarë të Belgjikës, me të cilën organizuam ngjarjen ‘online’ "Pavarësia 2.0", e cila mblodhi më shumë se 60 njerëz që vinin nga Zvicra, Belgjika dhe Franca, për të marrë pjesë në lojëra me një atmosferë argëtuese dhe çlodhëse. Kjo ngjarje u organizua për rastin e 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.


Më në fund, ky vit na shtyu të rindërtojmë lidhjet tona shoqërore, mënyrat tona të punës, jetën tonë të përditshme dhe të zgjerojmë zonat tona të rehatisë. Pavarësisht distancës, ne ishim me fat që takuam kaq shumë njerëz që kanë kontribuar aq shumë në funksionimin e AEAUL-it, për të ndarë rëniet dhe ngritjet tona, për të festuar momentet kulmore e AEAUL-it, për të ndarë droje të vështira si nga pikëpamja personale po ashtu nga ana e komunitetit, dhe e gjithë kjo, të dashur anëtarë, simpatizantë, miq, nuk do të ishte e mundshme pa ju.


Ne ju falënderojmë nga zemra për angazhimet tuaja, idetët, dhe praninë tuaj nga afër ose larg, dhe ju urojmë të gjitha të mirat për këtë vit të ri 2021!


Sinqerisht e juaja,

Shoqata AEAUL


 

Nous y sommes ; 2021 a pointé le bout de son nez, et l’AEAUL a l’honneur de clore sa 26ème année unique en son genre. L’année 2020 fut sans doute dense et challengeante pour chacun.e d’entre nous, mais elle a également impacté notre association.

S’adapter à une toute nouvelle ère qu’est le digital n’est pas une tâche simple à réaliser quand une pandémie mondiale déconstruit nos routines quotidiennes et sociales. Cependant, l’AEAUL s’est efforcée de maintenir le contact avec les étudiants et promouvoir la culture quoi qu’il en soit. Ces efforts méritent d’être présentés dans une rétrospective résumant le parcours de l’AEAUL durant cette année, ci-dessous.


Le début de cette année a été marqué par le repas des 25 ans de l’Association des Étudiants Albanais de l’Université de Lausanne, grâce auquel nous avons eu l’honneur de rassembler les gens autour d’un repas servi par les membres de l’association (voir article et photos sur le repas des 25 ans). Ce fut un réel plaisir de partager des moments conviviaux avec toutes les personnes présentes et de pouvoir entendre les témoignages de quelques anciens membres de l’AEAUL.

Par la suite, la crise sanitaire rejoignit l’Europe et poussa le nouveau Comité mis en place à s’adapter à cette situation particulière. La suspension des rassemblements et les diverses mesures prises par la Confédération ont permis à l’AEAUL de faire la refonte du site web (actuellement www.aeaul.com) et en créant ainsi le Blog de l’AEAUL. Le Comité prit également le temps de restructurer l’organisation interne de ce dernier afin que chaque tâche soit attribuée de manière claire et systématique à chacun des membres, mais aussi dans le but que chaque passation entre comités se fasse de manière fluide. Pendant le semi-confinement, le comité a pris le temps de poser ses nouveaux objectifs en fonction de la situation en proposant tout de même deux tables rondes virtuelles ainsi qu’en proposant du contenu tout du long du semestre sur nos réseaux sociaux.


Alors que le semestre de printemps fut une phase d’adaptation et d’apprentissage pour le comité en place, l’été permit d’organiser le semestre d’automne avec un calendrier des événements fournis et variés (en présentiel et virtuel à la suite des assouplissements émis par la Confédération). En septembre, nous avons eu l’honneur d’accueillir beaucoup de nouveaux étudiants et membres à notre grillade de bienvenue, qui fut un moment convivial et de partage.

Les vacances d’été ont également permis au comité de travailler sur l’état de la Fédération Suisse des Association d’Étudiants Albanais (regroupant les associations de Genève, Zurich, St-Gall et Lausanne), et aussi sur un projet de modification des statuts de l’AEAUL dans le but de permettre aux alumnis ayant autrefois été membres de l’association de le redevenir. Les alumnis peuvent désormais devenir membres de l’AEAUL à nouveau !

Hormis le fait que nous ayons travaillé de longue haleine sur ces restructurations statutaires, le nouveau Comité élu lors de l’AG de septembre (comité actuel) a suivi le calendrier événementiel en proposant un Workshop des fac’, afin d’organiser une rencontre entre les membres plus anciens et les étudiants venant de débuter leurs études. Nous avons continué notre engagement en proposant une conférence virtuelle sur la thématique de la santé mentale, tenue par deux jeunes experts du domaine de la psychologie, d’origine albanaise, ayant terminé leurs études à l’UZH. Ce fut un réel succès avec 70 auditeurs présents lors de cet événement !


En dernière rétrospective, nous avons eu la chance et l’honneur de collaborer avec VLERA, l’association des étudiants albanais de Belgique, avec laquelle nous avons organisé l’événement en ligne « Pavarësia 2.0 » qui a regroupé plus de 60 personnes issues de la Suisse, la Belgique et la France, pour participer à des jeux permettant une ambiance ludique et relaxante à l’issue du 108ème anniversaire de l’indépendance de l’Albanie.


En finalité, cette année nous a poussé à reconstruire nos liens sociaux, nos manières de travailler, nos quotidiens et à élargir nos zones de confort respectives. Malgré la distance, nous avons eu la chance de pouvoir rencontrer autant de personnes qui ont tant apporté à la viabilité de l’AEAUL, de partager nos hauts et nos bas, de célébrer les moments culminants de l’AEAUL, de partager les craintes les plus difficiles tant du point de vue personnel que communautaire, et tout cela, chères et chers membres, sympathisant.e.s, ami.e.s, n’aurait pas été possible sans vous.

Nous vous remercions du fond du cœur pour vos engagements, vos idées, votre présence de près ou de loin, et nous vous souhaitons tout ce qu’il y a de mieux pour cette nouvelle année 2021!


Sincèrement vôtre,

L’AEAUL



53 vues0 commentaire

Posts récents

Voir tout
bottom of page